Një tjetër megaoperacion është ndërmarrë prej 20 shtatorit në çdo cep të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për ndëshkimin e të fortëve. Ata individë që në shkelje të hapur të ligjit, cenojnë rendin e qetësinë publike dhe guxojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit dhe forcën e ligjit.

“Që nga mesi i muajit shtator në zbatim të një porosie të Kryeministrit të vendit dhe me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Policia e Shtetit programoi zhvillimin e një operacioni kontrolli, parandalimi dhe ndëshkimi në territor.

Nga Drejtoritë Vendore të Policisë së qarqeve fillimisht u hartuan lista nga çdo Komisariat dhe Zonë Policore, individët me precedentë kriminal, me rrezikshmëri shoqërore si dhe individët problematikë me sjelljet e tyre të dhunshme në mjediset tona shoqërore.

Nga data 20 shtator Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Operacionale, FNSH, e posaçërisht forcat RENEA sipas një plan veprimi të detajuar janë angazhuar gjerësisht në territor në realizimin e Operacionit policor të koduar “Ndëshkimi i “Të fortëve”.

Të gjithë këtë aktivitet të shtirë në çdo skaj të vendit gjatë kësaj periudhe e kemi zhvilluar qëllimisht në heshtje publike, duke patur interes të parë, rezultatet. ” informoi drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Bilanci

Janë arrestuar vetëm në kuadrin e këtij operacioni, mbi 300 persona në kontrollet pro aktive në territor, ndër ta:

• Rreth 160 persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’ janë ndaluar apo arrestuar, ndër ta rreth 70 vetë për armëmbajtje pa leje;

• Gjithashtu janë kapur e arrestuar 154 persona për të cilët ka patur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

ERTV Live😊: Policia e Shtetit informon për operacionin "Ndëshkimi i të fortëve" – Ky operacion nuk duhet të ndalet më, po përkundrazi duhet me patjetër të përshkallëzohet në çdo qytet e komunitet, ku "të fortët" të mos gjejnë më dot paqe në asnjë lagje të Shqipërisë, e jo më të gjejnë lokale në qendër të Tiranës, për të derdhur shampanjë e shkrehur alltie👊

Pubblicato da Edi Rama su Martedì 23 ottobre 2018