Një 40 vjeçar banues në fshatin Goraj të Kuçovës, ka marrë një dënim me 9 vjet burg nga Gjykata e Gramshit për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. I akuzuari nuk ka vuajtur dënimin për veprën penale të kryer, por përkundrazi është arratisur për në Greqi. Ai u ekstradua nga shteti grek në vendin tonë dhe tashmë është vendosur të vuajë dënimin që i takon në burgun 313.

“Në mjediset e I.E.V.P, nr. 313, Tiranë, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gramsh, për shtetasin në kërkim dhe i ekstraduar nga Greqia L.Sh., vjeç 40, banues në fshatin Goraj, Kuçovë, i dënuar me 9 vjet burg, për “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”. Neni 114/a/1/6 i Kodit Penal”, saktësohet në njoftimin e policisë.

Autore:M.H