Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Eleni Surani u thirr sot pranë Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme, në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në Greqi, teksa ata (ngjarjet) ishin shumë, që nga alarmi për bombë panë ambasadës shqiptare në Athinë, djegia e disa bizneseve që i kanë nën pronësi shqiptarë, protesta përpara ambasadës, si dhe djegia e flamurit tonë kombëtar.

Nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ambasadores greke i është kërkuar që t’ju rrihet larg akteve të dhunës, nxitjeve të racizmit apo koreve me dell nacionalist, që siç u tha, cenojnë rëndë raportet normale mes vendit tonë dhe Greqisë.

MEPJ e Shqipërisë tha se Greqia nuk duhet të bëhet palë me elementë të tillë racistë grekë dhe të distancohet nga turmat urrejtëse e raciste ndaj shqiptarëve.

Po ashtu, nga Ministria e Jashtme e vendit tonë iu është kërkuar autoriteteve të shtetit grek që të merren menjëherë masa që në vendin fqinj të ketë rend e siguri, në mënyrë që qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të mund të vijojnë aktivitetet e tyre të përditshme normale, pa hasur në pengesa apo akte dhune e gjeste të racizmit helen.

Autore:M.H