Dy këngëtare shumë të njohura shqiptare, Samanta Karavella dhe Dafina Zeqiri tregojnë që kanë raporte të mira me njëra-tjetrën.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Samanta Karavella ka qënë e ftuar në shtëpinë e Dafina Zeqirit.

Të dyja këngëtaret së bashku me miqtë e tjerë të ftuar të Dafina Zeqirit kanë kaluar një mbrëmjë të këndshme në shoqërinë e njeri tjetrit.

Në një video të postuar nga vetë Dafina në Instastory ajo tregon se Samanta ishte dhe kuzhinierja që gatoi për të gjithë.