Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar ndaj promovimit të një projekti nga Ministria e Bujqësisë për “frutat e freskëta në shkollë”.

Pampuri shkruan se për 10 % të këtyre fëmijëve, fruti pas ushqimit, në të vërtetë do të jëtë vakt, dhe kjo vjen për shkak të shkallës së lartë të varfërisë në të cilën jetojnë prindërit e tyre.

“25 % e popullsisë jeton në varfëri, me vetëm 2 USD në ditë .

Femijet ne shkolla nuk kane nevoje dhe prioritet nje frut, por kane nevoje qe prinderit e tyre te punojne, qe ne familje te krijohen kushtet baze qe atyre u nevojiten per te jetuar e ushqyer mire.”, shkruan në reagimin e saj Orjola Pampuri.

Ja postimi i plotë i deputetes demokrate

“Fruta te fresketa” me barkun bosh……

Ministria e Bujqesises, promovon projektin, fruta te fresketa ne shkolle, por, i di ministria, e qeveria bashke qe shume prej atyre femijeve qe zgjasin doren te marrin nje frut nuk kane konsumumuar nje vakt.

Sipas nje studimi pilot te ASHR (Autoriteti Rajonal Shendetesor) ne disa shkolla fillore ne Tirane dhe rrethina te saj, 1 ne 10 femije, pra e konvertuar ne total te studimit 80 ne 800 femije, konsumonin vetem nje vakt.

Pra nje frut per nje pjese te tyre qe u zgjasni shporten, nuk eshte thjesht nje suplement pas ushqyerjes, por nje mundesi per te thyer urine.

Ne nuk kemi luksin, te promovojme projekte qe nuk perkojne me nje vend qe ka nje shkalle te larte varferie, ku 25% e popullsise jeton me 2 $ ne dite, ku shkalla e varferise ne fshatra eshte 66% me e larte se ajo ne kryeqytet.

Ku menyra per te mbijetuar eshte te reduktoje nje vakt qe te kete shprese per t’u ushqyer edhe per nje dite me pas.

Femijet ne shkolla nuk kane nevoje dhe prioritet nje frut, por kane nevoje qe prinderit e tyre te punojne, qe ne familje te krijohen kushtet baze qe atyre u nevojiten per te jetuar e ushqyer mire.

Por nje pjese e tyre vijne nga familje ku njeri apo te dy prinderit jane pa pune, pa mbeshtetje ekonomike nga shteti, me kushte mizerabel jetese, e sigurisht kane nevoje me shume se nje frut te fresket.

Keto jane metoda te shemtuara per te bere show, por praktika te gabuara per te bere shtet, dhe mekanizma efektive per te mbrojtur e pasuruar veten ne pushtet, ne kurriz te qytetareve.

Autore:M.H