Serbët duket se janë tërbuar nga mungesa e Shaqirit.

Ata mesa duket kishin bërë gati ofendimet ndaj shqiptarit për ndeshjen e sotme të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, së fundmi mediat serbe kanë shkuar një artikull për 27-vjeçarin, ku tregohet se ata janë shpëtimtarët e Shaqirit.

Kjo nisur sipas tyre nga një deformim në këmbën e djathtë të mesfushorit, në kohën kur ai lindi.

Gjithmonë referuar mediave serbe, Shaqiri ishte kuruar në Serbi, ndaj e quajnë të pafalshme se si ai shfrytëzon çdo rast për t’i provokuar.

“Shaqiri ishte me një deformim të lindur të këmbës së djathtë, këmbët e tij u kthyen nga brenda për shkak të mungesës së hapësirës në stomakun e nënës së tij dhe menjëherë pas lindjes, ai u dërgua nga Gjilani në Vranjë dhe pastaj në Beograd në Tirshov, ku ai u trajtua nga mjeku ynë i famshëm me një metodë rovolucionare, një ekspert për deformime të tilla.

Është e pafalshme sesi Shaqiri shfrytëzon çdo rast për të na provokuar, ndërkohë që na ka borxh gjithçka”, shkruhet në artikull.

Autore:M.Haxhiu