Isuf Ademi po ndërton shtëpinë e tij. Ka më shumë shpresë sesa buxhet për ta ndërtuar. Isufi tregon se ndihma e miqve dhe të panjohurve ka qenë vendimtare për të. Kur flet për ndihmën monetare që i dha një shtetas gjerman preket, me shpirt thotë se dëshiron shumë ta takojë dhe ta falenderojë. Skamja dhe problemet shëndetesore janë barra që rëndon mbi supet e Isufit.

Në studion e shqiptarëve qytetari gjerman zoti Gerard me plis në kokë ishte live ne emision ku tha se familjen e ndihmoi jo vetëm më para por edhe me ushqime. “Ndjeva një nevojë tia zgjas dorën dhe ta ndihmoja” tha ai. “Kush ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje duhet të ndihmohet”.

I pyetur se çfarë i shtyn të ndihmojë shqiptarët ai shprehet se “unë e njoh realiztetin përmes një miku nga Kosova, kemi ndihmuar invalidën edhe me karroca me rrota. Jemi munduar tua sjellim njerëzve ne nevojë. Me gjitha dëshirë do të vija kur të inagurohet banesa”.
Ndërsa për emisionin ai tha “Më vjen mirë që një format i tillë ekziston në Shqipëri dhe jam i lumtur që jam pjesë e emisionit”.Një gjerman me zemër shqiptare e quajti moderatorja Ola Bruko.