Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli zgjodhi të ndante me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një shëtitje në parkun e Liqenit Artificial, në kryeqytet.

“Një ditë ndryshe në vjeshtë”, shkruante Topalli në një status në Instagram një ditë më parë, ku postonte edhe një foto të sajën, të kthyer me shpinë nga aparat, me sfond parkun e liqenit.

Postimit të Topallit i ka bërë “repost” kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

“Parku i bukur e i pastër që na bashkon të gjithëve”, shkruan Veliaj në Instagram.