Jo të gjithë heronjtë veshin rroba. Në fakt disa preferojnë një gëzof të bardhë tek qafa dhe të mëndafshtë në pjesën tjetër të trupit.

Kur ishte vetëm 6 muajsh, “i arti” Todd vuri jetën e tij në rrezik për të mbrojtur pronaren e tij të dashur Paula Godwin.

Paula ishte në Arizona kur një gjarpër me zile u gjend para saj, por ishte qeni i saj që e pa i pari dhe vrapoi drejt gjarprit për të shpëtuar pronaren e tij.

Qeni hyri poshtë këmbëve të Paulës duke marrë kafshimin helmues në fytyrë.

Fytyra e bukur dhe me gëzof e Toddit u ënjt duke lënë një shenjë të madhe e cila padyshim ishte simbol i dashurisë dhe besnikërisë së tij.

Duke shkruar në Facebook pas shëtitjes së rrezikshme në Arizona, Paula foli me emocion për heroin e saj të ëmbël:

Heroi im Todd më shpëtoi. Ai u hodh para këmbëve të mia dhe më shpëtoi jetën. Kjo është fytyra e një heroi, ju bëj thirrje të luteni për qenin tim që të shpëtojë.”
Për fat të mirë, më vonë Todd mori veten pasi kaloi 12 orë në spitalin e kafshëve ku mori trajtim anti-helm.

Shumë shpejt Todd u bë i famshëm në internet dhe të gjithë shprehin adhurim për të.