Për ata që besojnë në shkencën e numerologjisë dhe ndikimin që ka në jetën tonë, kjo fundjavë që vjen nuk është si të tjerat! Por para se të shpjegojmë përse 11 nëntori është kaq i rëndësishëm të shpjegojmë shkurtimisht shkencën e numrave.

Numerologjia i referohet idesë që numrat mbartin energji dhe kjo e fundit ka aftësinë unike për të ndikuar në jetën tonë. Duke kuptuar energjinë e lidhur me secilin numër individual, atëherë mund të flasim për rëndësinë që këto shifra kanë në jetën tonë.

Shembujt përfshijnë datat specifike (si data juaj e lindjes ose përvjetori) ose adresa (ato mund të ndikojnë në energji në një hapësirë të caktuar). Për më tepër, mund të vëreni se një numër i caktuar shfaqet vazhdimisht në fusha të ndryshme të jetës suaj, duke treguar se po përpiqet të të dërgojë një mesazh.

Ndërsa çdo numër ka aftësinë për të ndikuar në jetën tonë, një grup specifik numrash, të njohura si numrat master, shihen si më të fuqishmit . Numerologët thonë se “Master Numbers” janë vetëm 3 : 11, 22 dhe 33, ndërsa të tjerë besojnë se këtu përfshihet çdo numër me dy shifra identike.

Pse është 11 nëntori 2018 kaq i rëndësishëm? Çdo vit është i lidhur me një numër universal, një numër që llogaritet në vitin kalendarik numerik. Ky numër na jep një pasqyrë unike për atë vit në tërësi, duke përcaktuar energjinë bazë që do të vazhdojë të përçohet gjatë gjithë vitit pavarësisht nga ndryshimet dhe ndikimet e tjera.

Kur llogarisim numrin universal të vitit për vitin 2018, gjejmë se është 11: 2 + 0 + 1 + 8 = 11. Prandaj, 11 nëntor 2018 mund të ndahet në 11 | 11 | 11. Kjo përsëritje e numrit master 11 siguron që kjo ditë është veçanërisht e fuqishme.

Numri Master 11 është i lidhur me ndriçimin shpirtëror, vetë-zbulimin dhe kreativitetin. Është një energji që na ndihmon të njohim edhe skutat më të errëta të vetes duke na ndriçuar në rrugën tonë.

Është koha ideale për shfaqjen e vërtetë të qëllimeve dhe ëndrrave tona më të çmendura.