Dy fëmijët e Pajazitit jetojnë prej muajsh në një çadër të improvizuar. Ata janë të braktisur nga nëna në mëshirë të fatit. Ndërsa mjerimi brenda çadrës ka pllakosur gjithçka.

Fëmijët e mitur u braktisën nga nëna e tyre. Fëmijërinë e jetojnë mës skamjes, kur khthen nga shkolla në rrugën me baltë ulen përtoke dhe bëjnë detyrat e shtëpisë.

Rasti ëhstë publikuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’.

“Nuk kam mundësi ku ti bëj detyrat e shtëpise. Mami ka ikur, na ka lenë, shumë vështire eshtë të jetosh këtu. Dua te kem shtëpi të bëj detyrat të ndihmoj babin, jam e mërzitur me këto kushte. I them shqiptarëve të na ndihmojnë mos të jetojmë në ketë çadër” thotë 11 vjeçarja.

Një thirrje ka dhe babai i vajzës, Pajaziti. “Tani nis dëbora, fëmijët kanë ftohtë. Vetëm një dhomë dua që ata të mësojnë. Nuk di çfarë të bëj në këto kushte…” shprehet ai.