Xherdan Shaqiri po zhvillon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Kalimi te Liverpuli ka rilindur shqiptarin i cili po luan mjaft mirë.

Në fundjavë, Liverpuli luajti në shtëpi ndeshjen ndaj Evertonit të cilën e fitoi në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Vëmendjen maksimale e mori festa e trajnerit Klop i cili po vraponte si i çmendur, por bujë të madhe ka bërë edhe festimi i lojtarit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirit.

Festa e tij ka marrë vëmendjen e mediave angleze të cilat thonë se Klop e ka bërë Shaqirin si veten e tij.

Edhe pse ka vetëm pak javë te Liverpuli, Shaqiri adhurohet nga fansat e skuadrës për grintën dhe pasionin që ai ka për këtë ekip.