Ndërkohë që të gjithë të rinjtë shqiptarë po synojnë të shkojnë drejt Gjermanisë për të punuar, ky shtet ka nxjerrë statistikat për numrin e të papunëve.

Dhe kot nuk quhet ky muaj “tetori i artë” pasi në tregun e punës në Gjermani jo vetëm që ka rënë numri i të papunëve në 2.2 milionë, që është vlera më e ulët e ndonjë tetori prej ribashkimit të Gjermanisë, po me qindra mijëra vende të punës janë të lira.

Kjo shifër përbën në fakt më pak se 5% të popullsisë e për këtë shkak është shumë e ulët.

Sipas Agjencisë Federale të Punësimit në krahasim me muajin e kaluar, numri i personave që kanë gjetur punë është shtuar për rreth 53.000. Ndërsa në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, numri i të punësuarve është shtuar për 185.000 vetë,

Gjermania ndërkohë po përpiqet të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar nga jashtë Bashkimit Europian.

Legjislacioni i ri i bazuar në modelin e ligjit kanadez e bën të vështirë për më të varfrit dhe të paarsimuarit që të imigrojnë në Gjermani, por i jep hapësirë ndërkohë punonjësve të kualifikuar.

Në këtë mënyrë emigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për pune dhe sigurisë financiare.