Studentët e Universitetit të Tiranës janë duke protestuar para Ministrisë së dhe Sportit kundër tarifave të larta.

Mësohet se rruga para kësaj ministrie është e bllokuar nga studentët, të cilët i kanë nxjerrë nxjerrë kartonët e kuq për ministren Lindita Nikolla.

Ata i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë dhe duan përgjigje deri në orën 16:00, pasi në të kundër do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata.

“Ne nuk jemi dele”, Ne nuk paguajmë haraç”, “VKM është VK”, “Shfuqizoni VKM”, “Dija është nevojë”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Jo politikë”, kanë qenë disa nga thirrjet e studentëve.