Esad Morina “braktisi” kombëtaren e plGjermanisë për të përfaqësuar Shqipërinë. Ai ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të Gjermanisë U-15 dhe U-16. Megjithatë, Morina ka veshur fanellën kuqezi për moshat U-19 dhe U-21.

Sulmuesi ka qenë pjesë e skuadrës së të rinjve të Shalkes, por së fundmi është aktivizuar për Speldorf. Klubet gjermane kanë pikasur paraqitjet positive të tij dhe tashmë Duisburg ka qenë ekipi më i shpejtë dhe ka arritur akord për ta pasur në ekip. 21-vjeçari mesa duket do të militojë tashmë në Bundesliga 2. Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane.