Pak ditë pas marrjes së detyrës, Sandër Lleshaj ka firmosur dy ndryshime të rëndësishme në kupolën e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për rikthimin e një figure të njohur si Tonin Vocaj.

Emër ky i përfolur për lidhje me kr.imin.
Në vitin 2013, qarkulluan disa foto ku Vocaj shihej në shoqërinë e Arben Frroku. Vëllai i ish-deputetit Mark Frroku i dë.nuar me bu.rgim të përjetshëm.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në bazë të urdhrave të mësipërm, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013. Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Kr.imeve të Rënda.

Pasi doli nga qe.lia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Kr.imeve të Rënda r.rëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dë.nim me bu.rgim të përjetshëm për Arben Frroku. Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë.