Frank Ribery shfrytëzoi pushimet e tij në Dubai për të vizituar restorantin “Nusr-Et” dhe për të shijuar një biftek të larë në flori 24-karatësh, që kushton 1200 euro.

Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si “Salt Bae”, e mirëpriti dhe i shërbeu vetë francezit të Bayern Munich.

Ribery hëngri dhe imitoi lëvizjet e kuzhinierit të famshëm, restorantin e të cilit e kanë vizituar shumë yje të sportit. Ai i referohet atij si “vëllai turk”, përpara se të provonte biftekun gjigant të larë me ar. /TeleSport/