Flakët e zjarrit kanë përfshirë një shtëpi banimi në Karbunarë të Lushnjës.

Kanë qenë fqinjët që kanë vënë re tym nga dritarja në banesë dhe njoftuan zjarrfikësen e cila me urgjencë ndaloi përhapjen e tij në të gjithë shtëpinë dykatëshe.

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar plotësisht orenditë në katin e parë, por për fat brenda nuk kishte njerëz. Shkak mendohet të ketë qenë soba e ndezur në kuzhinë.