Artistja e Popullit, Margarita Xhepa në një intervistë për “AFP” ndër të tjera ka thënë se pavarësisht të metave që kishte, regjimi komunist e ka përkrahur artin.

Margarita Xhepa ka thënë se asokohe aktorët punonim shumë, ishin shumë idealistë, kërkonim shumë ndaj njeri-tjetrit dhe kishin një dashuri të madhe për punën.

Ajo thekson se puna dikur bëhej për të lënë gjurmë dhe jo për të bërë para, ndaj edhe sot aktorët janë të varfër.

Pyetjes si do ta cilësonit artin shqiptar në regjimin komunist, aktorja i është përgjigjur:

Dua të jem realiste, ai sistem ishte me shumë të meta, por artin e përkrahu. E ke.qja ishte se kishte shumë ideologjizma brenda, por sërishmi u bë art.

Në atë sistem dolën shumë koritej të artit skenik dhe në kinematografi. Dolën shumë sa mund të them se ishte koha e të mëdhenjve. Për atë sistem jo çdo gjë duhet hedhur poshtë. Punonim shumë, ishim shumë idealistë, kërkonim shumë ndaj njeri-tjetrit dhe kishim një dashuri të madhe për punën.

Punonim për të bërë art, për të lënë gjurmë, ana materiale në atë kohë ishte e papërfillshme. Ngelëm të varfër, por bëmë art që ka lënë gjurmë.

Regjimet kalojnë arti mbetet. Por edhe pse në kontroll, artistët tanë të mëdhenj kanë bërë art. Ne ishim më shumë idealistë se materialistë ndaj dhe sot jemi të varfër. E bënim punën me dashuri e nuk mendonim se sa para do të merrnin në fund të shfaqjes”.