Nga Alban Daci

Sot, kemi tre realitete, le te themi, te mirefillta politike perballe studenteve.
Kemi Poziten qe mban pergjegjesine e premtimeve te pambajtura siç ishte rritja e buxhetit per arsimin ne 5% si dhe miratimin e Ligjit per Arsimin e Larte ne favor te Oligarkeve dhe kunder studenteve. Pozita ka edhe faje te tjera qe kane te bejne me mos perfeshirjen e sinqerte te studenteve ne dialog.
Kemi Opoziten me ne krye PD-ne qe eshte ne favor te kauzave te studenteve e madje ka afruar edhe alternativen e saj ne rast se vjen ne pushtet.
Megjithate, duhet te theksojme faktin se universitet e sidomos ato private jane prodhim i pushtetit dhe per interesa te pushtetit. Disa pronare te universiteteve jane deputete dhe politikane e disa te tjere jane kthyer ne makina sponsorizuese e propaganduese te disa politikaneve ne favor te interesave e privilegjeve. Keshtu siç eshte panorama e universiteteve nuk eshte nje çeshtje e lehte per zgjidhje, sepse te gjitha universitetet private e publike jane kthyer ne çerdhe punesimesh nepotike te familjeve te Oligarkise ose te militanteve. Dihet se kush jane kriteret per tu bere doktor shkencash e po ashtu dihet se kush jane kriteret per tu punesuar si pedagog. Kemi administrator te universiteteve private qe kane punuar ose punojne edhe ne Ministrine e Arsimit. Studentet ne perballjen me te drejtat e tyre, ndodhen perballe nje muri te forte te interesave te pushtetit, politikes dhe te pronareve te universiteteve private qe se bashku formojne e mbrojne ate qe quhet Oligarki. Ne kete te situate realiteti, studentet duhet te besojne tek e drejta e tyre legjitime pet te protestuar dhe sa me masivisht.
Realiteti i trete perballe studenteve eshte nje kategori edhe me e rrezikshme, jane nje grup gazetaresh, ish punonjes e servile te politikes, qe pasi jane shtrydhur e konsmuar po nga politika e sigurisht edhe duke perfituar, sot kane mbetur si peshku pa uji. Megjithate, keta kane qene pjese e Oligarkise, jane bashkefajtore per situaten aktuale e tashme te mbetur te perjashtuar nga politika kerkojne te shfrytezojne levizjen studentore per tu rikthyer ne Politike. Disa prej tyre perpiqen te shkojne e te perdorin foltoren e protestes se studenteve e disa te tjere kerkojne te perdorin ne rolin e ekspertit mediumet. Qellimi i vetem i tyre eshte qe te ringjallen e te rikthehen ne qender te vemendjes per te rene ne sy te ish shefave te tyre dhe per tu rikthyer ne politike e disa te tjere akoma me naive duke u frymezuar nga Trump apo Salvini, mendojne te krijojne levizja te reja populiste ne Shqiperi. Ne fakt, as te paren e as te dyten nuk do e realizojne dot. Populizmi ne Shqiperi eshte nje utopi e pamundur ne kushtet qe jemi sot. Populizmi mund te ndodhe vetem me iniciativa brenda PD-se ose nga levizje katersi brenda PS-se siç e quante dikur Nano. Pra, vetem permes forcave aktuale politike mund te ndodhe populizmi ose nga studentet e mes studenteve me persona qe s’kane qene kurre pjese e asnje formacioni politike. Te tjerat jane endrra me sy hapur te personave qe s’kane me as endrra.