A e kuptoni oligarkine e pushtetit, qe deshiron te ndaje protesten e studenteve me opoziten.
Se pari, opozite quhet çdo aksion apo mendim qe eshte kunder pushtetit. Ne kete kendveshtrim, edhe studentet jane opozite.
Se dyti, nese per opozite, oligarkise i pelqen ta identifikoje me opoziten klasike, atehere edhe ajo duhet te merret parasysh, sepse jane mijera votues qe e kane votuar.
Edi Rama, me pjesen tjeter oligarkise se tij, po per perpiqet te perdore dy strategji:
1. Studentet nuk jane kunder pushtetit
2. Opozita politika s’ka mbeshtetje dhe po perdor protesten e studenteve.
Te dyja keto strategji te oligarkise kane per qellim:
1. Te krijojne bindjen se opozita nuk vjen dot ne pushtet
2. Studentet jane pak dhe nuk na rrezojne.
Te ndashe protesten e studenteve nga politika, si model organizativ, dhe nga opozita, si kah politik, do te thote se politiken kerkon ta monopolizoje vetem pushteti i identifikuar me oligarkine.
Kjo tendence shume e rrezikshme per ta privatizuar politiken ne menyre eskluzive vetem nga Oligarkia/Pushteti na fut tmerrin dhe na risjelle hijen e dikatures, ku pjesemarrja politike ishte titull dhe jo nje e drejte. Dihej, qe ne kohen e regjimit te beheshe “anetar partie” ishte nje titull qe jepej vetem nga Partia. Ashtu edhe sot, Rama quan politike vetem kur merr pjese ose eshte nismetar ai dhe grupi i tij oligarkik.
Si mund ta ndash protesten e studenteve nga politika, kur te gjitha kerkesat qe ata kerkojne jane vetem politike dhe realizohen vetem nga format e vendimmarrjes qe prodhon pikerisht politika?!
Pse qenka e ndaluar qe studentet te marrin pjese ne jeten politike e ne te njejten kohe te protestojne edhe si studente per te drejtat qe i takojne studentit? Ku keni pare ju ne bote qe protesta, si kjo e studenteve, te perligjen politikisht. Per shembull, ne France ka protesta edhe me masive dhe askush nuk pyet nese protestuesit kane tesere politike, sepse ajo qe dihet dhe eshte e sigurte eshte fakti se, te gjitha ata protestues jane kunder dhe ne opozite me Makron. Keshtuqe, eshte absurde dhe e pakuptimte qe studentet shqiptare te ndahen ne te LSI dhe te PD-se, kur ata, ne fakt, kane vetem nje tesere te perbashket, ate te opozites kunder Rames.
Ky i fundit ka nje tmerr nga protestat dhe po ben te pamunduren qe studentet te mos bashkohen me shtresat e tjera sociale, ku bejne pjese prinderit, intelektualet, minatoret, punetoret dhe po ashtu edhe forcat politike apo format e tjera te organizimit social, qe jane kunder Rames dhe oligarkise, qe ai perfaqeson.

Nga Alban Daci