Nga Alban Daci

Se pari, duhet ta dine te gjithe shqiptaret, se Presidenti ka kompetencat e tij te plota per te marr vendime ne lidhje me dekretimin e nje Ministri si dhe po ashtu ka liri te plote, sigurisht me baza ligjore, te jap argumentet e tij ne lidhje me çdo vendim qe merr.

Pavaresia e institucioneve eshte shtylla baze per nje sistem demokratik. Ne kete kendveshtrim, Kryeministri Rama si drejtues i pushtetit ekzekutive, nuk ka asnje kompetence te komentoje vendimin dhe argumentet e Presidentit te Republikes e per me teper edhe te perdor fjale fyese ne komentet e tij.

Rama ne reagimin e tij, jo vetem ka cenuar dhe ofenduar Presidentin e Republikes, por ka cenuar edhe Sovranitetin e Shqiperise si dhe ka nxitur perçarje mes shqiptareve duke e paraqitur vendimin e Presidentit si te njeanshem e anti kombetar.

A ka lidhje kandidati per Minister i Jashtem me Kosoven? A perfaqeson Kosoven? Se pari, ai nuk eshte perfaqesuesi i larte i Kosoves e po ashtu nuk eshte as i zgjedhur ne Kosove. Keshtu, ai eshte nje shtetas kosovar (kombesi shqiptare) qe po ben karrier ne Shqiperi. Ne kete kendveshtrim, ai duhet te falenderoje Shqiperine qe i ka dhene nje mundesi te tille. Se dyti, dekretimi apo mos dekretimi i tij nuk ka asnje lidhje me marredheniet mes Kosoves e Shqiperise. Nese do te ishte keshtu, duhet me i kerkuar ndjese Kosoves, pse nuk kane zgjedhur President Sejdiun, por zgjodhen Thaçin.

Tani, ne analizen ne lidhje me emerimin e ministrit te ri te jashtem, une mendoj se duhet te jemi gjakeftohte. Se pari, nuk ka pjekurine e duhur qe shkolla e diplomacise se Kosoves te na jap neve eksperiencen dhe suksesin ne Diplomaci. Perkundrazi, mendoj se eshte e kunderta qe ndoshta Kosova ka nevoje per shtetas shqiptar ne drejtimin e Ministrise se saj te Jashtme.

Gjithashtu, ne Kosove kemi, mund te themi nje filozofi intelektualesh per ndryshim kufijsh ne Ballkan. Ne nje atmosfere te tille, eshte me e rrezikshme qe edhe Ministri i Jashtem i Shqiperise te vij duke qeje pjese fizike dhe intelektuale e asaj fryme e te drejtoje diplomacine shqiptare. Perkundrazi, ne nje fryme te tille te rrezikshme ne Kosove, mendoj e propozoje qe ministri i jashtem i Kosoves te jesh shtetas nga Shqiperia e nga realiteti i Tiranes.

Pse Ministri i Jashtem i Shqiperise duhete jete vetem nga Shqiperia? Keto eksperimente te ngjashme qe po i aplikon Rama, jane pa asnje rezultat konkret. Perkundrazi jane edhe te rrezikshme, sepse krijojne nje atmosfere xhelozie e perçarje ne qarqet shqiptare. Gjithashtu, Shqiperia ka detyrime kundrejt gjithe shqiptareve e per kete arsye ministri i jashtem duhet te jete dikush qe ka nje formim te gjate jetesor e njerezore ne Shqiperi.

Ndersa jam kunder argumenteve se kandidati per minister te jashtem eshte i ri ne moshe. Ky eshte argument kot qe nuk justifikon cilesite e dikujt qe mbulon nje detyre te rendesishme.