Aktori me prejardhje shqiptare që po zhvillon karrierën në Turqi, Can Yaman i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në fund të vitit 2018.

 

 

Shkak për këtë u bë shikimi i turbullt. Me anë të një postimi në Twitter, ai falenderoi fansat që ishin shqetësuar për të.

 

 

“Për një kohë të gjatë kam patur shqetësime me shikimin. Unë i kam operuar sytë tri ditë para Vitit të Ri. Do të shoh turbullt edhe në dy javët e ardhshme. Ju falënderoj që jeni brengosur për shëndetin tim”, shkruajti ai.

 

 

Ndërkohë, revista GQ e ka shpallur një ndër meshkujt më seksi të vitit 2018. Momentalisht, Can po xhiron filmin “Erkenci Kus”, ku është edhe protagonist.