strologia e njohur Meri Shehu ishte e ftuar sot në “Trokit” ku foli mbi shenjat ashendente dhe karakteristikat e tyre. Gjatë emisionit, Meri zbuloi se shqiptarët kohët e fundit po i bëjnë të njëjtën pyetje.

Meri u shpreh se shqiptarët e pyesin se kur do shkojnë jashtë shtetit dhe astrologia sqaroi se për t’ju përgjigjur kësaj pyetje ajo duhet të shohë hartën astrologjike të personit.

“Kudo ku shkoj më pyesin, jam kjo shenjë dua të iki jashtë shtetit, a do më eci? Të gjithë vetëm këtë pyetje më bëjnë.

Por unë pa analizuar një hartë nuk kam çfarë t’i them. Unë mund të them vetëm fjalën e mirë se s’kam çfarë të them tjetër. Është për të ardhur keq. Shqipëria është vend Bricjap dhe Bricjapët janë në një moment pak delikat”, u shpreh Meri.