ë jemi mësuar njerëz që “mburren” në rrjetet sociale me bamirësitë që bëjnë për hir të kamerave, por të pakët janë ata që bëjnë diçka të mirë pa asnjë lloj interesi.

E pikërisht një rast i tillë vjen nga Turqia, ku gjesti i një vajze ka prekur zemrat e të gjithë atyre që e kanë parë videon e shpërndarë në internet.

Me shumë siguri vajza, që po dilte nga një kafene turke, nuk e kishte menduar ndonjëherë se do bëhej e famshme në Facebook në momentin që iu dhimbs një qen rruge.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë jashtë lokalit, ajo duket ndërsa sheh qenin të shtrirë jashtë në të ftohtë dhe për një moment po bëhej gati të largohej.

Por, në moment u pendua, u kthye tek qeni, hoqi shallin e saj nga qafa dhe e mbuloi kafshën e gjorë.

Vajza u identifikua më vonë si Duygu Elma dhe u shpreh më vonë për mediat që nuk e kishte menduar ndonjëherë se ajo që bëri do kishte rënë në sy.

Videoja e shpërndarë në Facebook numëron deri më tani më shumë se 330,000 shikime.

Köpek üşümez diyen olursa ağır konuşurum!Zonguldak 'ta mağazadan çıkan bir bayan, üşüyen köpeğimizi görüyor. Ne yapsam diye düşünürken boynundan çıkardığı şalı üzerine örtüyor. Insanlar yavaş yavaş bile olsa artık bilinçleniyorlar. Umutluyuz

Pubblicato da Boran Karahan su Mercoledì 2 gennaio 2019