Bamir Topi në një lidhje live me Open, ka akuzuar Edi Ramën si një kryeministër i cili nuk mban lidhje me institucionin e Presidencës.

Kryeministri dhe Presidenti duhet të futen në një lloj komunikim konfidencial dhe nuk ka nevojë të dalin bisedat në pazar.

Por kalojmë në një fazë ekstra institucionale.

I pyetur nga Eni Vasili nëse në vend të Ilir Metës a do e kishte firmosur si Ministër të Jashtëm Genc Cakajn, Topi përgjigjet:

“Unë do kisha preferuar një Ministër të Jashtëm të Shqipërisë me gjithë respektin për kosovarët. Ju e mbani mend debatin e para disa vitesh kur ish kryeministri i Serbisë kërkoi dialog me Shqipërinë,

jo me Kosovën, të gjithë ishim kundër sepse Kosova ishte republikë. Ne kemi 100 mënyra se si të komunikojmë dhe të respektojmë njëri tjetrin me Kosovën. Shqipëria ka nevojë të rindërtojnë institucionet sepse i ka të rrëzuara. Politika arrogante nuk të çon asgjëkund,” – përfundoi ish-Presidenti Topi.