Nga Alban Daci

Perplasjet e Metes, kur behen ne situata serioze, jane gjithmone interesante. Meta eshte person qe nuk “nguc”, por nese e nguc ne gjerat qe ai i konsideron te rendesishme, reagimi i tij eshte i ngjashem me reagimin e “popullit kazak”, duke bere lufte te ashper.

Rama me Meten, dy here ka tentuar te perplasjet dhe ne te dyja raste ka marre pergjigjen me te forte dhe te eger ne gjithe karrieren e tij.
Perplasja e pare ishte me rastin e publikimit te videos se Priftit dhe te gjithe e mbani mend reagimin e Metes permes nje deklarate per shtyp.

Reagimi i dyti i Metes, ishte nga Lezha ne lidhje me marrjen e mandatit te deputetit, ku beri thirrje per armatosje popullore ne mbrojtje te “votes se lire”. Megjithate, perseri Rama nga halli per te mbajtur karriken e Kryeministrit e beri me “zor” Meten President, me bindjen se, do e nxirrte ne pension politik per shkak te angazhimeve presidenciale.

Sigurisht, Rama llogarite i beri gabim, sepse Meta, eshte president politik, eshte rritur e ka jetuar me politiken ne 30 vitet e fundit. Meta, tashme, mund te konsiderohet nje “politikan rrace” dhe puro makiaveliste.
Te dy jane makiaveliste, si Rama dhe Meta, por, i pari njihet si frikacak dhe i dyti si “malesor” ne politike.

Lufta kunder Metes, nuk i pelqen askujt brenda PS-se e kjo per faktin se, shumica e njohin mire se si reagon Meta kur “xhindoset” e disa te tjere nuk i kane shkeputur kurre marredheniet dhe bashkepunimin me te.

Gjithashtu, Rama nuk i ka bere mire llogarite, sepse eshte momenti i gabuar per t’u perplasur me Meten. Pse? Meta me Kushtetute eshte per nje kohe me te gjate President se sa Rama Kryeminister. Gjithashtu, sipas te gjitha gjasave, Rama eshte kapiteni i “Titanikut” pak para se te perplaset me Ajzbergun (Meten).

Shume protagoniste te vjeter socialiste po e shohin Ramen ne momentet e fundit politik e keshtu po fillon braktisja e tij e madhe. Ne kete situate, shumica e socialisteve shikojne e besojne tek lidershipi i Metes, si i vetmi qe mund te rikthej te Majten perseri ne fitore.
Pra, ne perplasjen e eger te Rames me Meten, Rama eshte i vetem dhe nuk ka mbeshtetjen e lidershipit klasik te PS-se.