Alban Daci
Bashkethemelues i AK-se

Askush s’mundet-tashme- te mohoje faktin se, edhe nje grup i rendesishem politikanesh shqiptare i jane bashkuar idese se “Serbise se Madhe”. Madje, jo vetem i jane bashkuar, por, po i sherbejne me devotshmeri. Berisha “keta” i quan argate e ndoshta, me siguri, ka ge drejte. Megjithate, loja eshte me e madhe se sa vetem justifikimi “argate naive”. Ne kohen qe ne jetojme fatet e shteteteve e vendosin rruget tregtare dhe personat qe i kane nen kontroll keto rruge, si dhe institute nderkombetare monetare, qe varen pikerisht nga keto flukse qarkullimi dhe mallrash.
Ne Ballkanin perendimor njerezit qe bejne politike, bejne edhe korrupsion, trafiqe e krime.
Prandaj, politika dhe politikanet e Ballkanit perendimor nuk mund te perjashtohen nga interesat kriminale dhe monopolet. Kjo lloj kategorie politikanesh dhe udheheqesish nuk jane patriote dhe nuk jane te interesuar per komb e aq me pak per interesa europiane, sepse aktiviteti i tyre eshte prej tradhtari qe kur vjedhin pasurite kombetare e qe kur kthejne ne rober te varfer qytetaret e tyre. Taksa e vendosur 100% me Serbine, fale vendosmerise te Harjadinajt ka prishe jo pak pune e interesa ne Tirane dhe ne Prishtine, tek ata qe kombin e trajtojne si mundesi per te bere pazare, per te bere pasuri dhe per ta vjedhur per interesa personale.
Le te kthehemi tek çeshtja qe na shqeteson me shume: ndryshimi i kufijve. Keto dite kam pare komente, jo te pakta, me thene te drejten, qe mbeshtesin tezen e Serbise per ndryshime kufijsh. Mes tyre kam pare edhe ish drejtues te AK-se qe mbeshtesin, sot ne kete moment, politiken e Rames e Vucic per ndryshim kufijsh. Gjithkush ka te drejte te deklaroje ç’te doje se jemi ne demokraci, ose besojme sikur jemi ne demokraci, por do te ishte me e rruges qe gjithsecili te kete nje koherence ne mendimet e tij prej intelektuali ose prej “lideri”.
AK, ne Shqiperi ishte e vetmja force qe kishte per filozofi bashkimin e shqiptareve e kjo do te thote bashkim kufijsh/heqje kufijsh e jo ndryshim kufijsh, sepse h mes shqiptareve, te pakten ne psikozen tone kombetare s’ka pasur e s’do te kete kufije. Ndersa,, nese ne themi ndryshim kufijsh, atehere nuk bejme politiken tone kombetare, por bejme politiken antikombetare e te Serbise.
Si mundet qe ne ish drejtuesit e AK te jemi per ndryshim kufijsh? E dini kush eshte ndryshimi i kufijve qe kerkohet sot? Qe ne te falim token tone per te marre token tone! Ma gjeni nje komb normal ne bote qe do e donte sukses kete? Se dyti, a kane shqiptaret sot mundesi te bejne lufte ne Ballkan, per te ndryshuar kufijte, sepse kufijte tone jane de facto jane ne kater shtete sovrane? Kush mendon se kufijte ne Ballkan ndryshojne pa lufte ka dy arsyetime per ta:
– Nje, jane tradhtare te kombit
-Ju sherbejne interesat anti shqiptare
Presidenti Meta, si garant i unitetit, sovranitetit dhe mbrojtes i shqiptareve, kudo ku jane (te pakten keshtu e thote Kushtetuta), ndali perkohesish nje te keqe te madhe per shqiptaret ne Ballkan.
Them perkohesisht, sepse per fat te keq, tashme eshte doktrinuar edhe mes shqiptareve teoria serbe e shkembimit te territoreve shqiptare, po me territore shqiptare si dhe protagonistet e garantet e kesaj “doktrine”, jane drejtues te shtetit shqiptar dhe atij kosovar. Ky rrezik serioz per shqiptaret mbaron kur shqiptaret te largojne drejtuesit e politikes (te pushtetit ekzekutive) si ne Prishtine ashtu edhe ne Tirane.
Ne shkembimin e territoreve flitet e thuhet se shqiptaret jane te gatshem te japin Mitrovicen dhe te marrin Presheven. Praktikat e shkembimeve te territoreve edhe ne kohe lufte e jo me ne kohe paqjeje shkaktojne drama njerezore qe nuk sherohen kurre si shperngulje njerezore, emocione e trauma njerezore e te drejten per te mos pasur Atdhe.
BE lindi pikerisht per te kundershtuar keto eksperienca. Si mund te leme shqiptaret e Mitrovices ne Serbi? Si mund te mohojme kontributin e pamohueshem e te vazhdueshem te tyre nder shekuj per nje Kosove te lire dhe per nje Shqiperi te Bashkuar? Si mund ta harrojme gjakun e tyre te derdhur nder breza per liri?
Ndryshimi i kufijve hap nje diskutim te madh per sovranitetin e Kosoves qe eshte njohur nderkombetarisht me kufijte e saj te caktuar. Si mund ta mbrojme ne sovranitetin e Kosoves? Mund ta mbrojme me kalamaj mistrece e megalomane ne postin e ministrise se Jashtme te Shqiperise? A jemi ne gjendje te frenojme pretendimet e vazhdueshme te Serbise, nese hapim procesin e ndryshimit te kufijve dhe te pretendimeve territoriale? E pra! Para se te nxjerrim konkluzione eshte mire te dime tu pergjigjemi ketyre pyetjeve.