Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Chievos në Serie A, Ronaldo është nisur menjëherë për në Madrid ku do të paraqitet në gjykatë në lidhje me akuzat e mashtrimit me taksat.

 

 

Akuzat ndaj Ronaldos janë ngritur në kohën kur ai ishte pjesë e Realit të Madridit. Ai arriti në gjykatë me një furgon të zi, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga e dashura e tij Georgina.

 

 

Ronaldo, edhe pse rrezikon shumë, u fotografua në i qeshur në hyrje të gjykatës, madje gjeti kohë të nënshkruajë edhe një autograf.

 

 

Mediat spanjolle shkruajnë se Ronaldo mund të marrë një dënim të majm prej 19 milionë eurosh.