Detaje të tjera rrëqethëse janë zbuluar nga vra.sja që tronditi opinionin publik disa ditë më parë në fshatin Bastar i Mesëm.

Vik.time i një kri.mi pasioni mbeti 35-vjeçari Arben Gjeci, teksa autori Esat Cani, 31 vjeç është lënë në bu.rg.

Ky i fundit ka rrëfyer se si vr.au të dashurin e motrës së martuar pasi e kapi në flagrancë në një kasolle pranë shtëpisë.

Motra e autorit Elida Cani 20 vjeç dhe bashkëshorti i saj Dëfrim Kurti 31 vjeç, janë lënë në arrest shtëpie për moskallëzim krimi.

Ky i fundit i kishte rrëfyer kunatit të tij se dyshonte se bashkëshortja e tij Elida e tradhtonte pasi i kishte lexuar disa mesazhe me përmbajtje ero.tike në Instagram.

Autori Esat Cani e kishte përgjuar të motrën dhe kishte zbuluar se ajo kishte një marrëdhënie intime me Arbën Gjecin, baba i tre fëmijëve.

Së fundmi është zbuluar e gjithë dëshmia e dhënë nga autori i vras.jes, Esat Cani ku ndër të tjera tregon se vikt.ima i kishte qeshur me ironi pasi kishte kryer marrëdhënie sek.suale me motrën e tij të martuar.

Dëshmia e plotë e Esat Canit:

Po udhëtoja me furgon dhe ky po shikonte nga pasqyra. Unë në fillim nuk e dija se mos ngacmonte gruan time apo motrën dhe i them Arbenit mbaje mirë timonin se na hudhe. Dyshimin e kisha tek motra ime Elida Canaj se kë ngacmonte Arbeni. Më datë 24.01.2019 kam dalë nga shtëpia rreth orës 18:00 dhe i kam thënë babit se do të iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë kam zbritur tek lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjecit por Arbenin nuk e pashë.

Ndërkohë pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim Defrim Kurti dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha ishte ke lokali. Unë i kam thënë hajde tek lokali tjetër tek Fredi në këtë kohë unë kam shkruar tek puna ime dhe i ka kërkuar përgjegjësit tim Maksit, leje duke nxjerrë arsyen se kisha babain sëmurë. Ai më ka thënë nuk ka leje dhe unë vendosa të iki. Në këtë kohë kam shkuar në shtëpinë time kam marrë një shufër hekuri 50-60 cm, e cila në fund ishte e shtypur, këtë hekur e përdor babai im për të çarë gurë.

Pasi kam marrë hekurin kam shkuar tek shtëpia e motrës dhe kam ndenjur të porta e kashtores. Në këtë moment kam parë tek dera që depërtonte drita një hije që lëvizi. Në këtë kohë u hap porta dhe doli nga dera Arben Gjeci i cili më pa mua dhe filloi të qeshë me ironi. Në këtë moment, mbasi ai ishte i gjatë, kam bërë dy hapa prapa dhe e kam god.itur mbas koke dy tre herë. Mbas e kam goditur Arbenin kam ikur qetësisht në shtëpinë time dhe hekurin e kam hedhur midis hapësirës së kotecit dhe kashtores.

Kur kam shkuar në shtëpi më ka pyetur babai se pse je mërzitur. Unë i kam thënë që nuk kam gjë dhe kam shkruar të fle. Ditën tjetër ka ardhur djali i xhaxhit dhe më ka thënë që ka gjetur Arben Gjecin të vrarë në rrugë dhe unë kam thënë që nuk di gjë. Unë nuk kam dashur që ta vr.as Arbeni kam dashur ta rr.ah që të vuante disa kohë.”