Sabri Beqiri është shqiptari nga Akrshtica e Vushtrrisë, historia e trishtë e të cilit po i prek të gjithë.

Dy ditë më parë ai humbi nënën e tij dhe në mënyrë që të mund të va.rroste nënë e tij, në Vushtrri e detyruan të paguajë 417 euro.

Në pamundësi ekonomike e i zhytur në varfëri, Sabriu u detyrua të shesë viçin në mënyrë që nëna e tij të va.rrosej sipas ritit islam.

Historia e tij tejet e trishtë ka thyer zemrat e të gjithëve.

Sabri Beqiri nga Akrashtica e Vushtrrisë jeton në varfëri të skajshme. Dy ditë më parë atij i vd.iq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për antarësi shumën prej 417 eurove.

Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të var.rosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.

Beqiri thotë se kur shkoi në Bashkësinë Islame, ata e kanë pyetur se, meqë nuk ka paguar anëtarësi, në mos nuk është mysliman.

Ai thotë se është shqetësuar me këtë qasje dhe i ka konfirmuar zyrtarëve të BIK se është mysliman mirëpo familja e tij është një rast social.

Ndërkohë, nga BIK nuk kanë pranuar të flasin në detaje. Njeriu që ia mori paratë tha për media se “vetëm e ka kryer punën e tij”, ndërkohë që kryetari i BIK-ut, Shemsi Rrahimi, shtoi se rastet sociale janë të përjashtuara nga pagesa.

Sidoqoftë, paratë dalin se i janë vje.dhur të varfërit, pasi vetëm dy ditë para se t’i vdi.ste nëna, Komuna e Vushtrrisë dhe BIK-u kishin vazhduar marrëveshjen që Komuna të paguajë shpenzimet për var.rime.

NUK E VARROSIN PA PARE

NUK E VARROSIN PA PAREBashkësia Islame e ka detyruar Sabri Beqirin t'i paguajë 417 euro për varrim

Pubblicato da RTK su Lunedì 4 febbraio 2019