Nga Bledi Mane-Public Enemy

E dini ju kur kam lindur, si jam rritur, ku jetoj?
Ne pranveren e vitit 1997 kur u linda ne maternitetin e nje province, te qarat e mia nuk degjoheshin. Zhurma e bresherive te kallashnikovëve dhe granatave e meknin zërin tim. Prinderit me pas më plasën te shtepia e gjyshes dhe babi mori mamin e nga Vlora shkuan me skaf ne Itali.

Porsi disa prej djelmoshave te kohes, edhe babai im nuk i rezistoi dot tundimit. Si dhender i ri qe ishte dashuronte paratë, jo nënën.

Vit pas viti me munguan perkedheljet e prinderve por jo etiketimet dhe fyerjet e njerezve ne qytezë. Per ata une isha kopili, djali i nje prostitute qe e shfrytezonte burri rrugeve te Italise derisa kur u bera adoleshent, mamin dhe babin e kthyen nga Italia dhe babi nga frika se mos nëna ime e kallezonte ne polici, u sforcua duke na mbajtur si nje familje sa per sy te botes.

Brenda mureve te shtepise tone kishte sherre, dhune, zhurma, ulerima, mallkime, asnje puthje, aspak dashuri dhe keshtu te copetuar me tresh me leket e kurvellikut te mamit bleme shtepi dhe dyqane ne Tirane. Jeta e re ne kryeqytet mbartte historite e vjetra dhe une çdo natë nga sherret e prinderve degjoja lloj-lloj poshtersish dhe historish qe me kepusnin edhe shpirtin, më këpusnin edhe lidhjet me prinderit.

Ne kishim prona, kishim leke, kishim armë, kishim makina por nuk kishim as komunikim njerezor e as respekt. Po rritesha si marinari qe lundronte oqeaneve por kurre nuk kshte pasur shansin sikur nje here te vetme te kridhej ne dallget e detit.

Ushqehesha me hash.ash, me kok.aine, me pizza, me alk.ool, me urrejtje por kurre nuk më ushqyen me dashuri dhe perkedhelje.

Shkoja ne shkolla te shtrenjta por kurre nuk me mesuan ne shtepi me norma njerezore. Ndjeja adrenalinen e ngarjes me shpejtesi te makinave por asnjehere nuk u sperkata me eliksir dashurie.

Sa me shume rritesha, aq me shume njihja fyerjet e nje mashkulli ndaj femres siç bente babai im me nënën. Sa me shume burrerohesha, aq me shume me eksitonte dhuna shtazarake e nje mashkulli ndaj femrës siç bente babai im.

Mes shoqerisë time nepër rruge ka vetem fy.erje, dro.ge, bixhoz dhe dhu.në.

Ne shkollen time te shtrenjte ka veç pordhë, luks i shfrenuar, bullizem, dro.ge, kur.vellëk fasadash, injorance kolektive.

Ne shtepine tone ka fyerje, klithma, dhu.në, gj.ak.

Ne televizorin tim ka lajme me pla.gosje, me vje.dhje, me vra.sje, trafik dr.oge.

Ne celularin tim ka lajme portalesh me gj.ak, ar.më, këngë me tekste te dhu.nshme, ka por.no perverse…

Une nuk kam dashuri per askend, jam rritur per te urryer. Ndaj nëse ndonjë vajzë me dashuron, nuk me besohet. Me duket sikur babai qe fyente dhe dhu.nonte nënën time e ua shiste per se.ks e për para jo vetem shokeve por edhe klienteve ne rruget e Italise.

Gjithesesi mos u merzisni. Kur te rritem do e korigjoj veten e do bëhem deputet. Brengat e jetes time nuk do pasqyrohen fare ne oratorine time, ne sjelljen time.

Parlamenti ynë është e vetmja kuplara zyrtarisht legale!