Një djalë 7 vjeçar i ka shpëtuar jetën nënës së tij duke telefonuar policinë. Pasi pa nënën që u rrëzua në dysheme Noah Gofur, nga Bromley, vrapo drejt telefonit për të marrë policinë.

 

 

“Përshëndetje, mami im nuk mund të lëvizë. Ajo është shtrirë në dysheme dhe unë nuk e di se çfarë po ndodh,”-i thotë Noah policisë. Përveç dhënies së informacionit nga telefoni, vogëlushi u kujdes për motrën e tij 15-muajshe Isabella derisa ambulanca arriti.

 

 

Ata e gjetën Marjanën, 37 vjeçe, të rrëzuar në dysheme, gjysmë të pavetëdijshme. Ajo u trajtua menjëherë nga mjekët dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët besojnë se gruaja mund të ketë pasur komplikime nga një infeksion i veshëve.

Seven-year-old saves mum by called 999

This is the 999 call made by a seven-year-old that saved his mum's life.

Pubblicato da Metro su Giovedì 7 febbraio 2019