42 vite më parë, isha vetëm një adoleshent kur fillova të punoja. Kam kaluar shumë periudha të vështira. Tani që fëmijët mbaruan shkollën, supozohej që jeta të ishte më e thjeshtë, më e ëmbël. Jo! Është një lëmsh! Jam i depresionuar dhe shumë në ankth.

Së shpejti do të më duhet të lë dhe punën që bëj.

Prandaj më duhet t’i them sime shoqeje: ti ke shumë vite që punon, por s’ke kursyer kurrë asgjë. Unë paguaj faturat, unë paguaj kur dalim dhe gjithçka tjetër. Ti mund ta blije pa problem fare kuzhinën që të pëlqente nëse do të kishe patur paksa përgjegjësi në lidhje me financat e tua.

Dy fëmijëve tanë që janë ende në shtëpi: pse nuk ndihmoni me punët e shtëpisë? Pse duhet t’ua kërkojmë ne me patjetër?

Djalit të varur nga dr.oga: ne mbajmë makinën tënde dhe ty. Të lajmë, të ushqejmë, madje ushqejmë edhe qenin tënd. Atë të cilin tu lutëm të mos e merrje. Atë për të cilin na sigurove se nuk do të kemi probleme, sepse ti do ta merrje me vete në punë. Në punën që le!

Rregullo jetën tënde. Fillo të fajësosh veten për vendimin që more, të përdorësh mari.juanë dhe të tjerat me radhë. Pranoje që nuk është normale të bësh dush 4 herë në ditë. Rri larg dro.gërave, fillo një punë.

Fëmijës tonë që sapo la shkollën përgjysmë: kishe vetëm 1 detyrë për të bërë- të studioje dhe të kaloje provimet. S’e bëre prandaj tani punon me orë të zgjatura dhe paguhesh shumë pak. Mendoj që e bëre këtë duke e parë si rrugën më të lehtë, kështu pretendon se je duke bërë diçka me jetën tënde. Nëse ke vërtetë pasion kuzhinën, fillo praktikoje në shtëpi.

Djalit tonë të madh: javën e kaluar unë rregullova makinën tënde për të kursyer paratë e tua. Ndërsa këtë javë ti bleve një makinë të re. Çfarë do të ndodhte nëse unë nuk do të isha? Ç’do të ndodhte nëse ti nuk bën dot pagesat e shtëpisë? S’mund të të ndihmoj më. Kur të dhurova lekët për shtëpinë tënde, të thash se ajo ishte gjithçka që kisha mundësi të të ofroja. Dhe e kisha me të vërtetë.

Dhe si përfundim, kam dy fjalë për të gjithë ju: E gjithë pesha e këtyre viteve ka qenë mbi mua dhe tani po më rëndon më shumë se kurrë. Kur im atë vd.iq ishte më pak se 5 vite më i ri se unë tani. Shumë shpejt, unë s’do të kem më fuqi të punoj. Kështu, s’do t’ua paguaj dot më faturat, s’do t’u rregulloj dot më makinat apo t’ju ndjek në çdo tekë që keni. Mendohuni!