Fëmijët janë pasqyrë e familjes dhe realitetit ku jetojnë! Thuhet se një fëmijë arrin të zhvillojë një mendim të vetin pas moshës 3-4 vjeçare pasi më herët ai thjesht imiton e merr për të mirëqenë absolute shembullin që u vjen nga prindërit apo realiteti.

Kjo i bën ata të mbullyr nga realiteti përreth e nëse jetojnë në një familje të pasur, mendojnë se të gjithë fëmijët e tjerë kanë po aq lodra sa ata! Pikërisht këtë gjë, nuk donte një nënë e re për vajzën e saj të vogël, 6 vjeçare dhe vendimi për ta çuar një fundjavë në fshat, duket se i ndryshoi botë kuptimin gruas dhe jo vajëz së vogël.

Qëllimi i nënës së vajzës ishte t’i tregonte asaj, se asgjë nuk duhet marrë e mirëqenë në jetë dhe se atje jashtë ka dhe njerëz që përpiqen të mbijetojnë me shumë më pak .

Ato kaluan disa netë në një fermë, ku familja jetonte relativisht me të ardhura të ulëta. Ditët që kaluan ishin të mbushura me aktivitetet tipike në fshat dhe pas kthimit në qytet në apartamentin lukzos nëna e pyeti vajzën e saj se çfarë mendonte për jetën në fermë.
“Nuk e mendoja ashtu”, u përgjigj vajza.
“A nuk t’u duk e mërzitshme se si ata jetonin aty?”- pyeti nëna.
“Jo” tha vajza.
“Por çfarë të bëri përshtypje më shumë gjatë këtyre ditëve?”-pyeti nëna.

Vajza u përgjigj: “Vura re se kemi një qen dhe një mace dhe ata kanë katër qen dhe tre mace. Ne kemi një pishinë mermeri në kopshtin tonë, dhe ata kanë një lum jo shumë larg shtëpisë. Ne kemi llamba të ndezura në kopshtin tonë dhe ata kanë gjashtë milionë yje gjatë natës. Nga ballkoni jonë sheh pallatate ,aty sheh barin dhe gardhin. Ne nuk kemi tokë dhe ata prekin dhe, thuajse çdo ditë. Blejmë ushqim në dyqan, ata e rrisin vetëushqimin e tyre. Ne kemi kodet kompjuterike dhe fjalëkalimet për të na mbrojtur; ata kanë kafshët e tyre, familjen dhe fqinjët për t’i mbrojtur. ”

Nëna e vajzës ishte pak e habitur.
Pastaj vajza shtoi: “Më tregoi se sa të varfër jemi dhe sa të lumtur mund të jemi”/ Burimi: DAVIDWOLFE