Plas në “Selman Stërmasi”, Andi Ribaj ndëshkohet me karton të kuq, pas golit. Ai vendos baraspeshën në minutën e 40.Ribaj gjeti rrjetën pasi i shpëtoi mbulimit të Lum Rexhepit, sulmuesi godet bukur me të majtën duke mposhtur Alban Hoxhën.Shkak i kartonit është bërë tensioni me tifozët e Partizanit. Të cilët janë futur në fushë dhe kanë goditur fotografin e ekipit të Flamurtarit.Ndeshja është ndërprerë pasi disa tifozë të Partizanit hynë në pistë dhe goditën fotografin e Flamurtarit pas festimit të golit të ekipit vlonjat. Situata del nga kontrolli!