Historike, një gjyqtare femër do të jetë nesër pjesë e gjashtë arbitrave që do të mbajnë drejtësi në derbin Tirana-Partizani.

Bëhet fjalë për Emanuela Rustën, e cila do të jetë gjyqtare pas porte dhe do të ndihmojë kryesorin Enea Jorgji.

Kjo është historike për futbollin shqiptar, sepse kurrë më parë në një derbi nuk ka gjykuar edhe një femër.

Emanuela Rusta mban stemën e FIFA-s dhe është një ndër gjyqtaret e futbollit më të talentuar në Shqipëri.