Rudolf Popaj është një nga futbollistët e pakët shqiptarë, që ka bërë një lëvizje të tillë në karrierën e tij, duke lene Shqipërinë për Kanadanë Futbollisti i lindur në Shkodër, ishte pjesë e ekipit të Burrelit. I dalë nga Shkëndija dhe një pjesë tjetër e kohës së kaluar me Laçin, Popaj mori vendimin për të bashkuar skuadrën se Windsor.

Kjo skuadër luan në ligat e ulëta në Kanada, ndërsa kjo marrëveshje erdhi ndikuar edhe nga familjarët e lojtarit. Xhaxhai i Rudolfit jeton në Winsdor, ndersa edhe vëllai i tij, Danjel Popaj, po studion në një nga Universitetet e Winsdordit.

Por ajo që të bën përshtypje, mbetet padyshim pritja e rezervuar për këtë futbollist. Presidenti i ekipit ,Vanço Cirovski, ka trajtuar 19 vjeçarin Popaj si një yll i jashtëzakonshëm .

“Kjo është hera e pare qe ne kemi një lojtar profesionist, qe vjen nga një lige profesioniste. Më pare kishin shfaqur interes për ne edhe lojtarë amatorë nga Amerika. Ai na sjell aftësi te mëdha dhe mendoj se do të na ndihmojë. E kam parë gjithmonë te përgatitur dhe të përkushtuar. E jashtezakonshme te kemi nje lider te tille në skuadër”, tha Vancho Cirovski.