Sa here qe vij tek ti, mbushem me fryme nga emocionet, mallengjehem, digjen nga malli. Çdo gure, çdo rruge dhe vete pluhuri ne rruge me duket se eshte i embel.

Familjaret na mungojne me shume se çdo gje, nga mungojne shoket qe na kane qendruar prane ne dite te veshtira dhe na e kane bere jeten me te kuptueshme.

Edhe pse jam larguar relativisht i ri nga vendi, gjithmone kam menduar per te, kam punuar per te dhe per çdo hap te jetes time jam krenuar me te.

Nga 2005 deri me sot jane nderruar disa shumica parlamentare, disa qeveri dhe jane nderruar disa legjislatura. Kam punuar ne çdo rast e ne çdo kohe per vendin, pa e pare politiken si vend per karriere personale apo egoizmi personal.

Kam bere kritika sa here e kam pare te arsyeshme pa pare se kush qeveris apo kush force politike ka pushtetin.

Erdha ne Samitin e Diaspores e mund te kisha zgjedhur te mos vija, por, mendoj se kur flitet per Kombin duhet te ndalemi e te mendohemi dy here. Samitin e pashe si nje mundesi networku mes nesh, shqiptareve, qe jetojme jashte, por edhe si mundesi kombetare, per t’i thene politikes, se ne jemi ketu, dhe jemi mbi politiken e ne sherbim te vendit.

Kam pare persona qe keto dite kane tentuar te me japin leksione, ose te me kritikojne per voten e emigranteve. Disa prej tyre s’kane bere asgje as per vendin e as per diasporen, e jo me per te drejten e votes se emigranteve. Kontributi im per Diasporen dhe te drejten e votes se emigranteve eshte dhjete vjeçar dhe mjafton qe gjithesecili te kerkoi ne google.com “Alban Daci dhe Vota e Emigranteve”.

Shqiperia, per fatin e keq jo per here te pare, eshte perballe nje krize te rende politike dhe institucionale dhe vendi ka nevoje per kontributin tone ne jeten sociale e politike. Nuk jemi ne kushtet normale per te kerkuar voten e emigranteve.

Vota e emigranteve nuk eshte vetem detyre shteterore, por nje kompromis mes te gjithe faktoreve politik. Ne duhet t’ia kerkojme politikes dhe duhet ta ndajme nocionin politik nga nocioni shteteror.

Ky “Samit”, ashtu si shume gjera ne Shqiperi, kishte problematikat e veta, por kishte nje fryme per te realizuar gjera konkrete dhe nje respekt institucional per te gjithe ata qe kishin ardhur dhe ishin te pranishem. Institucionet pranonin deshtimin e tyre, por shprehnin gatishmeri per te ndermarre hapa dhe bashkepunime konkrete.

Eshte perdorur termi “fars” per Diasporen. Sinqerisht, nuk e kuptoj pse dhe nuk e di se çfare mund te ndodhte ne nje samit, i cili per nga formati nuk eshte dhe nuk ka se si mund te ishte vendimarres, por ishte konsultues e mund te pasohet edhe me vendime institucionale ne ditet ne vazhdim.

Kete qendrim timin nuk e bej per nje mirenjohjen dhe vleresimin institucional, qe me kane dhene, edhe sepse e meritoj plotesisht, por duhet theksuar se, nga 2005 e deri me sot, askush nuk eshte kujtuar per kontributin tim.
Hapi im nuk kenaqet me çmime, por objektivi im final eshte te jem perfaqesuar i institucioneve ne Shqiperi.

Shqiperi te dua.
Me mungon çdo dite.
Ne zemer dhe ne mendje je gjithmone!