Kreu i opozitës Lulzim Basha ka takuar drejtorin për Politikat e Zgjerimit të BE, Danielsson. Basha në këtë takim ka mirëpritur Danielsson ku ka folur edhe për çështjen politikë që Shqipëria po kalon në këto kohë krize.

Ndër të tjera Basha ka shtuar se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të protestave që do të organizohen nga ai dhe partitë mbështetëse të tij deri në rrëzimin e Ramës.

Ai e ka quajtur kryeministrin si kr*minel dhe së shpejti ai do ti marrë pushtetin Ramës:

“Opozita sot patin një mundësi për të shprehur vendosmërinë e saj për t’i qëndruar kësaj beteje me qytetarët për çlirimin e Shqipërisë nga qeverisja e kr*mit. Shprehëm vendosmëri që jo thjesht të largohet Rama, por të shembet ky sistem

Duhet angazhim i plotë i gjithë faktorit shqiptar politik, por jo vetëm, i çdokujt që i dhimbset ky vend, për të ndërtuar së bashkua një sistem vlerash, që të garantojë drejtësi të pavarur duart e të cilit mos t’i lidhë më Rama, as ndonjë përsëritje e fenomenit Rama me emër dhe mbiemër tjetër

Sot SHISH, media, ekonomia, prokuroria, janë në dorë të një njeriu dhe një grushti klientësh pranë tij. Duhet reformë kushtetuese, elektorale dhe vullnet politike

Hetim i plotë 184, 139, çuarja para përgjegjësisë penale të politikanëve që kanë vjedhur votat, janë më të rëndësishme se ndryshime në ligj që shkruhen dhe nuk zbatohen”, deklaroi Basha.