Varfëria, përpos pasojave financiare në një familje, sjell edhe dëm shumë të madh moral emocional dhe psikologjik tek ata të cilët e përjetojnë atë.

Padyshim më të prekurit nga ky fenomen janë fëmijët të cilët shpesh përballen me bullizmin nga moshatarët e tyre.

Ashtu si shumë familje të tjera në mbarë Shqipërinë, edhe familja Kishta në Mashan të Gramshit është zhytur në skamje.

Në rastin e bërë publik nga emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, rrëfimet e fëmijëve dhe nënës së tyre Sonilës do t’ju therin në shpirt.

Ajo përpiqet që ata të mbushin barkun me bukë çdo ditë, por jo gjithmonë ia del.

Mamaja e 4 fëmijëve ka rrëfyer:

Vajza me vd.iq rrugës, vua.nte nga pneumonia, me vd.iq rrugës për në spital. Për Vitin e Ri, nuk kisha çfarë t’u shtroja në tavolinë fëmijëve. Vetëm një kulaç dhe një bidon me qumësht kisha për ta në tavolinë. Djali i vogël më thoshte, na bë një byrek. Mblodha ca hithra jashtë për të bërë byrek. Nuk kam bukë për fëmijët, i nis pa bukë në shkollë. Me 60 mijë lekë të vjetra, nuk arrij dot t’i ushqej. Fëmijët me flenë përtokë. I lutem Zotit të bëjë mrekulli tek fëmijët, këtë i kërkoj shqiptarëve që të më ndihmojnë vetëm fëmijët”.

Disa prej thirrjeve të fëmijëve për shqiptarët:

Në shkollë paragjykohem me të drejtë, pse ja veshur kështu më thonë, mos rri me ne, largohu. Ka njerëz që na paragjykojnë. Do doja t’i ndryshoja të tëra, do doja të kisha një jetë më të bukur, do doja mos të ndjenim kështu mungesën e gjërave”.

Kur të rritem dua të kem rroba, dua të kem këpucë, gjëra të reja, nuk kemi blerë kurrë gjëra të reja. Dua të na plotësohen ëndrrat”.

Shpresoj të na realizohen ëndrrat, dëshiroj të bëhem kirurge, por nuk do kem mundësi ta vazhdoj shkollën e lartë, nuk dua të jetoj kështu, por ne jemi në fshat, vetëm tokën mund të punojmë këtu”.