“Dashuria e Jennifer Lopez nuk kushton asgjë” – vetëm një unazë!

Këngëtarja është fejuar me ish-lojtarin e MLB Alex Rodriguez, gjë të cilën lojtari e njoftoi nëpërmjet Instagram-it të shtunën.

 

 

“Ajo tha po,” shkruan 43 vjeçari Rodriguez, si titull në një foto ku shihet dora e tij dhe e Lopez, në gishtin e së cilës dallohet dukshëm një unazë fejese me një super diamant.

Lopez ndau gjithashtu eventin në Instagramin e saj, duke përfshirë tetë emojis zemra të zeza në titullin e saj.

 

 

Benny Medina, menaxher prej kohësh i Lopez, gjithashtu konfirmon lajmet, ndërsa përfaqësuesi i Rodriguez Ron Berkowitz tregon për PEOPLE, “Ata janë me pushime dhe u fejuan sot”.

 

 

Sipas një burimi të brendshëm, Rodriguez e bëri propozimin gjatë pushimeve të tyre në Bahamas.

“Gjithkush është super i lumtur për të dy ata,” tregon një mik i çiftit për revistën ‘People’.