Unë nuk e di ç’masë unaze jam. S’jam bërë kurrë mbarë t’i drejtohem argjendarisë për ta matur, apo për të kërkuar një shkrim si puna e këtij për ta llogaritur vetë. Prandaj, kur gjej unaza të lezetshme në ebay, nuk blej asnjë. Tragjike.

 

 

Metoda e përpiluar e mëposhtme është shumë e thjeshtë. Kërkon vetëm një copë letër, një vizore dhe grafikun vijim. Ha një minutë kohë dhe mund ta bëni kudo.

 

 

Gjeni një fije të hollë letre të prerë vertikalisht dhe mbështilleni rreth gishtit që ju intereson. Më pas, me laps, vizatoni një vijë aty ku letra prek veten pas rrotullimit.

 

 

Letrën shtrojeni të sheshuar dhe masni distancën nga fillimi deri në vijën e vizatuar vetë. Sigurohuni që vlerën ta ruani në milimetra.

 

 

Pjesa tjetër është e thjeshtë. Mjafton të kërkoni vlerën tuaj në grafikun ndërkombëtar të konvertimit të masave të unazave, të cilin e gjeni duke klikuar këtu. Shihni në kolonën me titull Inside Circumference (Perimetri i Brendshëm) për vlerën më të përafërt me tuajën, shkruan anabel. Në pjesën e djathtë të grafikut gjeni mënyrat e ndryshme të emërtimit për shtete të ndryshme. Përdorni cilëndo t’ju vijë për mbarë.