Ora 11:10
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe simpatizantët që ishin grumbulluar në selinë e PD-së janë bashkuar me protestuesit të cilët janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Po ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me përkrahësit e saj i janë bashkuar mitingut para Kryeministrisë, që ndryshe nga herët e tjera është mbushur me protestues edhe në krahun e sheshit Nenë Tereza.
protestuesit para KryeministriseMe të njëjtën kërkesë: Largimin e qeverisë, protuestit e therritur nga opozita e bashkuar kanë filluar të gumbullohen tashme, në pritje te nisjes se protestes masive para Kryeministrise.

Ora 11:00
Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin për t’u grumbulluar para godinës së Kryeministrisë. Një pjesë e madhe e qytetarëve që ishin mbledhur në Sheshin Skëndërbej kanë filluar marshimin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Ndërkohë që nga rruga e Kavajës kanë shkuar drejtë qendrës banorët e Astirit.

Ora 10:49
Protestuesit e Unazes se Re, marshuan nga rruga “Ibrahim Rugova” ne ish-Bllok. Ata do te bashkohen me protestuesit e tjere te ardhur nga gjithe rrethet e vendit, per te protestuar para Kryeministrise.

Kjo proteste vjen një muaj pas protestës së 16 shkurtit, kur morën vendimin për djegiene mandateve, deputetët e opozitës do të jenë sërish në krah të qytetarëve pa imunitetet parlamentare.
Nderkohe, policia ka marre gjithe masat, duke rrethuar Kryeministrine dhe godinat e institucineve prane.