Gjatë festimeve të Ditës së Verës në Tiranë, dy të rinj ende të pa identifikuar kanë tentuar të që.llojnë me bojë, kryebashkiakun Erion Veliaj.

Burime të “Panorama” bëjnë me dije se dy personat janë arr.estuar nga policia pas kësaj ngjarje, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat.

Nuk dihet ende nëse të rinjtë janë anëtar të forumeve rinore të partive politike, por një gjest i tillë i spërkatjes me bojë ndodhi një muaj më parë në Parlament.

Ndërkohë që sot të rinjtë e LRI-së kanë protestuar kundër kryeministrit Rama.