Ish-deputeti demokorat Luçiano Boçi denoncon përdorimin e nxënësve të shkollave të Tiranës për të dalë të rreshtuar në kuadrate në Ditën e deformuar të Verës.

Ja postimi i tij i plotë
Nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për ditën e verës së deformuar.

Disa nga mesazhet e ardhura nga mësuesit, po jua sjell në foto.
Propaganda bajate kërkon të stimulojë imazhin e një Shqipërie fanar lumturie e së cilës po i “plas gëzimi dhe e mira nga sytë”.

“Jetojmë e punojmë si në rrethim”;
“Rroftë Shqipëria e lumtur Rilindase”;
“Me partinë në ballë, përpara për fitore të reja”;

Këto do jenë disa nga parrullat që do shpalosen sot në ditën e verës.
Por ndërrimi grotesk i kalendarit të ditës së verës nga 14 Mars në 17 Mars nuk është i padëgjuar.

Ka ndodhur në Korenë e Veriut.
Korea e Veriut është në vitin 108, jo 2019, sepse vendi i shënon vitet sipas kalendarit Juche, i cili u prezantua në vitin 1997 dhe bazohet në datën e lindjes së Kim Il-sung: 15 prill 1912. Viti 1912 përdoret si Juche 1 dhe nuk ka Juche 0.
Tiranën sot do ta ketë zili vetë Pheniani!!!!