Të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soriee” ishin disa nga aktorët e mirënjohur shqiptar, të famshëm nga rolet në filmat e vjetër, si Artemisa Mithi, Herion Mustafaraj i filmit “Beni Ecën Vetë”, Donald Kokona i “Taulanti kërkon një motër”, Manjola Begolli e “2 Herë Mat” etj.

Gjatë intervistës Manjola Begolli e njohur si Rudina nga “2 herë mat” ka treguar se e ka pasur të vështirë të qante gjatë rolit dhe Bujar Kapexhiu e ka ‘ndihmuar’.

“Shuplaka që më ka dhënë Bujar Kapexhiu në Kinoprovë, se e bëja me Bujar Kapexhiun, m’i ka bërë sytë xixa e më thoshte qaj”, është shprehur aktorja.