Mjekët i dhanë qetësues për dhimbje shpine, por Elisha Furneaux, ishte shumë më e sëmurë. E reja gjeti vdekjen në moshën 17-vjeçare nga Cardiff, në Uells, si pasojë e një tumori të rëndë, të cilët mjekët e diagnostikuan shumë vonë.

Elisha prej kohësh kishte dhimbje shpine, por mjekët i dhanë qetësues për dhimbjen, ndërkohë që ajo pak kohë më vonë u nda nga jeta.

Adoleshentja ndërroi jetë gjashtë muaj pas diagnostikimit, për shkak se mjekët e trajtonin vetëm për dhimbje shpine. Nëna e saj vendosi të tregojë historinë e së bijës për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me këtë çështje.

“Kanceri shkatërroi jetët tona. Një ditë ishte çdo gjë mirë dhe më pas u kthyem në shtëpi pa paralajmërim dhe me një situatë të rëndë”, tregon Emma Furneaux.

Ajo shpjegon se në një kohë të shkurtër tumori ishte përhapur në mushkëri, në veshka dhe në shtyllën kurrizore..

Elisha u nda nga jeta më 5 tetor 2016, duke lënë shumë dhimbje pas. Së fundmi nëna ka vendosur që ta bëjë historinë publike, në mënyrë që të nxisë diagnostikimin e hershme të sëmundjes vra.stare.