Unë nxitova rrugës për të kapur një taksi dhe hypa në të parën që gjeta.

Shoferi i taksisë më befasoi kur tha:

“Unë jam Uein, shoferi juaj. Ndërsa ngarkoni çantat, ju lutem lexoni deklaratën e misionit tim”.

Pasi u sistemova, e lexova letrën e hartuar me kujdes nga shoferi që lexonte,

“Unë jam i përkushtuar për të dërguar klientët e mi në destinacionin e tyre në mënyrën më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lirë në një mjedis miqësor”.

Për habinë time më serviri një kafe të nxehtë.

Shërbimi i tij i pabesueshëm nuk u ndal aty …

Uein tha, “Në makinën time, gjithmonë mund t’i zgjidhni pijet dhe një larmi të llojeve të ndryshme të revistave dhe gazetave.”

Pastaj më dorëzoi një letër tjetër me listën e plotë të shërbimeve, dhe një katalog të programacioneve dhe argëtimeve.

“A është temperatura në makinë në rregull për ju, madam?

Doni që unë të gjej një rrugë të shkurtër?”

Asnjë kërkesë nuk ishte e tepruar në makinën e Uenit!

Përgjigjet e tij do të qëndrojnë përgjithmonë me mua, s’kam për t’i harruar kurrë…

“Ashtu si shumë njerëz, edhe unë, bëhësha kruspull dhe mbytesha nga stresi kur gjërat nuk shkonin mirë për mua, dhe unë do të fajësoja këdo tjerër përveç vetes”, filloi të rrëfëmin e tij Ueni.

Pastaj një ditë…

Dëgjova historinë e Dr. Wayne Dyer në radio, dhe historia e tij ndryshoi jetën time …

Ai tha: “Mos u ankoni! Veçojeni veten nga konkurrenca juaj. Mos ji një rosak, bëhu shqiponjë. Rosakët bëjnë vetëm kuak dhe ankohen, dhe shqiponjat fluturojnë mbi turmën”

Ky mesazh më goditi fort, më zgjoi. Kuptova se ishte qasja ime ishte ajo që po e shkatërronte jetën time, kështu që vendosa të ndaloj ankesat dhe të bëj një ndryshim.

Në vitin tim të parë të të menduarit pozitivisht, unë dyfishova të ardhurat e mia. Më në fund fillova të kapja pak lartësi që të fluturoja si një shqiponjë. Në vitin e dytë, u përqendrova te klientët e mi dhe jo vetja.

Të ardhurat e mia u dyfishuan përsëri.

Dhe, tani në vitin e tretë, unë e kam kthyer taksinë time në një shërbim të kërkuar me 5 yje.

Ju keni qenë me fat për të gjetur mua sot, unë kryesisht jam i tejmbushur me rezervim. Çfarë njeriu mahnitës, mendova veten.

Ai ishte një frymëzim për mua. Ai ishte një njeri me guximin të kuptonte se problemet në jetën e tij nuk ishin për shkak të trafikut, ose motit ose konkurrenca e ashpër … problemi i tij ishte me veten.

Pra, ai bëri diçka për këtë.

Ai vendosi të ndalonte së ankuari, buzëqeshi dhe… vendosi të ngrihej mbi turmën, të mos ishte njëri prej atyre taksistëve të rastit, por të mendonte për të tjerët, dhe të ofronte shërbimin më të shkëlqyer që ai mundej.

Gjithmonë korrim atë që mbjellim.

Pra, le të mos bëjmë kuak-kuak si një rosak, por të jemi një shqiponjë që fluturon përmbi.