Agimi një nga tenorët më me emër në Shqipëri, i ka dhënë lamtumirën përfundimtare vendit tonë për të jetuar në Austrli.

Përmes një mesazhi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, tenori i mirënjohur me origjinë nga Kavaja, ka ak.uzuar rëndë drejtuesit e Shqipërisë që, sipas tij, janë zbardhur nga kok.aina.

Postimi i plotë i Hushit: Së fundmi rikthimi në qytetin tim, atje ku filloi karriera ime: në “Sydney Opera”!Ndihem kaq i lumtur dhe krenar për këtë rikthim dinjitoz si qytetar australian!

Më dhemb që ai popull i mirë ka marrë pothuaj lehtësinë e një kopeje delesh për t’u çuar buzë greminës dhe kujtesa historike i është kthyer në një histeri politike të skajshme dhe pa asgjë që të kujton qytetërimin të cilit i përkasim.